LajmeMaqedoni

Samiti 2025: Në fokus bashkëpunimi politik dhe ekonomik RMV – Serbi

BËRNABIQ: SERBIA OFRON MBËSHTETJE TË SINQERTË PËR INTEGRIMIN E RMV-së DHE SHQIPËRISË NË BE

Serbia ofron mbështetje të plotë dhe të sinqertë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Kështu deklaroi kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Shkup. Bërnabiq nënvizoi se Serbia do të mbetet partner i besueshëm i Maqedonisë së Veriut në të gjitha sfidat.

“   Republika e Serbisë ofron mbështetje të plotë dhe të sinqertë për integrimin europian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe sa herë që flasim me partnerët europian për integrimin tonë europian,  në çdo rast, bëjmë apel edhe që të përshpejtohet rruga për anëtarësim në BE për RMV-në dhe Shqipërinë,“ deklaroi Ana Bërnabiq Kryeministre e Serbisë.

Bërnabiq shtoi se Serbia është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar për Maqedoninë e Veriut , ndërsa kjo e fundit është mes 10 vendeve të para ku Serbia bën eksport. 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, foli për përparësitë e nismës “Ballkani i Hapur”, ndërsa paralajmëroi seancën e tretë ndërqeveritare e cila do të organizohet pas formimit të Qeverisë së re në Serbi.

“ Biseduam për mbajtjen e seancës së tretë të përbashkët ndërqeveritare, e cila do të organizohet menjëherë pas formimit të Qeverisë së re në Serbi dhe normalisht biseduam edhe për samitin e rradhës të ‘Ballkanit të Hapur’ ku do të flitet për implementimin e memorandumeve të nënshkruara,” deklaroi Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Kovaçevski nënvizoi se shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është mbi 1 miliard euro. Këto komente u bënë në konferencën e përbashkët të dy kryeministrave, në kuadër të samitit “Macedonia 2025”./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button