LajmeRajon

Çmimi i gazit në Bullgari shpejt do të kushtojë 60 përqind më shtrenjtë

Kompania bullgare e gazit “Bulgargaz” ka konfirmuar llogaritjet për rritje të çmimit të gazit natyral dhe propozimin që në gusht të jetë 297.89 leva për megavat orë, sipas informacioneve të publikuara në faqen e kompanisë.

Propozimi i “Bulgargaz”, shfaq një rritje rreth 60 përqind të çmimit krahasuar me muajin korrik, raporton Novinite, përcjell KlanKosova.tv.

Çmimi i propozuar me të cilin kompania ua shet gazin natyral furnizuesve dhe entiteteve që kanë licencë për prodhim dhe transmetimin e energjisë termike nuk përfshinë akcizën, taksat dhe TVSH-në, thuhet në tekst.

Ngritja e çmimit është stërzgjatur nga kriza politike.

Show More

Related Articles

Back to top button