BotaLajme

Kryeministrja daneze/ Sulmi i SHBA-së ndaj Grenlandës rrezikon stabilitetin e NATO-s

Një sulm nga Shtetet e Bashkuara ndaj një aleati të NATO-s do të nënkuptonte fundin si të aleancës ushtarake ashtu edhe të “sigurisë pas Luftës së Dytë Botërore”, paralajmëroi udhëheqësja e Danimarkës, pasi Donald Trump kërcënoi përsëri se do të pushtonte Groenlandën.

Presidenti amerikan tha të dielën se SHBA-të kishin nevojë “shumë urgjente” për Groenlandën, duke rigjallëruar frikën e një pushtimi amerikan të ishullit kryesisht autonom, i cili është një ish-koloni daneze dhe mbetet pjesë e mbretërisë daneze.

Kryeministrja daneze, paralajmëroi të hënën se çdo sulm i SHBA-së ndaj një aleati të NATO-s do të ishte fundi i “gjithçkaje”.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk