LajmeSport

Ronaldo do të jetë rezervist këtë fundjavë, në ndeshjen e parë të sezonit të ri

Cristiano Ronaldo nuk do të startojë nga minuta e parë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premierligës për Manchester Unitedin.

Mediat britanike raportojnë se trajneri Erik ten Hag po planifikojë t’i shpërblejë Jadon Sanchon, Anthony Martialin e Marcus Rashfordin në sulm pas kampanjës impresionuese në fazën përgatitore.

Ylli portugez është prapa me përgatitje dhe këtë e ka evidentuar së fundmi edhe trajneri i ri i United, i cili tha se lojtarit i nevojiten përgatitjet fizike për të luajtur.

Pra, 37 vjeçari do të jetë gjithsesi në bankinë këtë fundjavë, kur “Djajtë e Kuq” do ta nisin sezonin 2022/23 në kampionatin anglez, njofton mediumi “Daily Star”, përcjell “Gazeta Express”.

Ronaldo mungoi në fazën përgatitore në Australi dhe në Tajlandë për arsye personale.

Ai i zhvilloi vetëm 45 minuta në duelin miqësor me skuadrën spanjolle, Rayo Vallecano.

Ndërkohë, “CR7” është duke pritur risi rreth së ardhmes së tij pasi ai nuk dëshiron të qëndrojë më në “Old Trafford”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë e do transferimin në një klub me të cilin do të mundë të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk ia mundëson Man Utd në edicionin e ri.

Ronaldo ishte rikthyer në “Teatrin e Ëndrrave” vitin e kaluar pas eksperiencave në Real Madrid dhe në Juventus.

Në edicionin e kaluar, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës i kishte realizuar 24 gola. /Gazeta Express/

Show More

Related Articles

Back to top button