BotaLajme

Trumpi e fton presidentin e Kolumbisë në takim pasi e paralajmëroi “të kishte kujdes”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të takohet me homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro në Shtëpinë e Bardhë në “të ardhmen e afërt”, vetëm disa ditë pasi tha se një operacion që synon Kolumbinë “tingëllon mirë”.

SHBA-ja ka arrestuar presidentin e Venezuelës fqinje, Nicolas Maduro, gjatë një sulmi në Karakas të shtunën në mbrëmje.

Ministri i Brendshëm i Venezuelës, Diosdado Cabello, ka thënë të mërkurën se numri i të vdekurve në sulm ishte dukshëm më i lartë se sa u raportua fillimisht, me më shumë se 100 të vrarë.

Mediat lokale kanë raportuar të mërkurën se 23 ushtarë venezuelianë dhe 32 kubanë vdiqën kur forcat amerikane sulmuan kompleksin e Maduros.

E gjatë një telefonate me Trumpin, Petro shpjegoi “situatën e drogës dhe mosmarrëveshjeve të tjera”, ka thënë presidenti i SHBA-së, duke shtuar se e vlerësonte “tonin” e presidentit kolumbian.

Në fillim të kësaj jave, Trumpi i ka lëshuar një paralajmërim Petros, duke i thënë të “kishte kujdes”.

Kolumbia është një nga qendrat kryesore për tregtinë e drogës në rajon, veçanërisht kokainën, si dhe ka rezerva të konsiderueshme nafte.

Është gjithashtu një prodhues i madh i arit, argjendit, smeraldeve, platinit dhe qymyrit.

SHBA-ja ka thënë se do të kontrollojë shitjet e naftës venezueliane “për një kohë të pacaktuar”, ndërsa përgatiten të heqin kufizimet për naftën bruto të vendit në tregjet globale, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk