BotaLajme

BE: Tensionet rreth Tajvanit të zgjidhen me dialog

Bashkimi Evropian sot apeloi që tensionet rreth vizitës së kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së, Nensi Pelosi në Tajvan të zgjidhen me dialog dhe kanalet për komunikim me Kinën të mbeten të hapura, që të shmanget “rreziku që mund të del nga vlerësimi i gabuar”.

“BE-ja ka interes të ruhet paqja dhe status kuo situata në Ngushticën e Tajvanit. Ne angazhohemi për zgjidhje paqesore të problemit në ngushticë. Tensionet duhet të zgjidhen me dialog. Duhet të mbahen kanalet adekuate të komunikimit që të shmangen rreziqet nga vlerësimi i gabuar”, deklaroi zëdhënësi i BE-së, i transmetuar nga mediumet britanike.

Zëdhënësi i BE-së deklaroi se “BE-ja qartë e përkrah parimin politik për një Kinë, duke e njohur Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës si qeveri e vetme legale të atij vendi, e në të njëjtën kohë synon drejt marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit të afërt me Tajvanin”, njoftojnë mediumet britanike.

Kina vlerësoi se vizita e Pelosit në Tajvan është kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit  dhe paralajmëroi ndërprerje të importit të disa prodhimeve bujqësore nga Tajvani.

Së shpejti pas arritjes së Pelosit në Tajpei, ushtria kineze filloi stërvitje ajrore dhe detare në afërsi të Tajvanit dhe si provë lansoi raketa konvencionale në det, në lindje të ishullit, njoftojnë mediumet britanike.

Show More

Related Articles

Back to top button