
Presidenti i Ukrainws, Volodymyr Zelensky, pas takimit qw pati me presidentin Donald Trump, tha se ekipi amerikan do të shkojë sot në Moskë.
Ai thotë se ata “pritën takimin tonë me Trumpin dhe tani do të shkojnë”.
Zelensky shtoi se ekipi i tij do të takohet me ekipin amerikan dhe se më pas do të kenë një “takim trepalësh” dyditor në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga nesër, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se Rusia duhet të jetë gati për kompromise. “Të gjithë duhet të jenë gati, jo vetëm Ukraina”, thotë ai.
“Është më mirë sesa të mos ketë asnjë lloj dialogu”, shton ai.
“Zoti e bekoftë që lufta të ndalet – shpresoj kështu”, thotë ai.



