LajmeMaqedoni

Jetesa në Maqedoni është shtrenjtuar për 100 euro më shumë në krahasim me vitin e kaluar

Ushqimi dhe energjia elektrike janë shtrenjtuar për 20 përqind, karburantet për mbi 40 përqind, ngrohja për 30 përqind. Ndërsa rritja e pagës mesatare nuk mund t’i ndjek këto shtrenjtime. Një familje katëranëtarëshe në Maqedoni i duhen 100 euro më shumë se sa vitin e kaluar, për ta kaluar muajin.

Paga mesatare në vitin e kaluar është rritur për gati 3 mijë denarë dhe ka arritur në 31.400 denarë, por këto para sot vlejnë më pak se 28.700 denarë, aq sa ishte paga mesatare vitin e kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika.

Të dhënat zyrtare tregojnë se paga është rritur për 9 përqind në krahasim me vitin e kaluar, por harxhimet për jetesë janë rritur për 14 përqind, kështu që paga mesatare vlen 2.3 përqind më pak.

Të dhëna të ngjashme tregojnë edhe ato të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Shporta e konsumit për një familje katër anëtarëshe një vit më parë ishte 34 mijë denarë, ndërsa tani për të njëjtat duhen 5500 denarë më shumë, përkatësisht shporta sindikale është 39.700 denarë.

Produktet ushqimore në qershor ishin mbi 20 për qind më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Buka është më e shtrenjtë me 30 për qind, vaji me 50 për qind, sheqeri, mishi, qumështi, perimet dhe vezët me 20 për qind.

Në mars, qeveria uli TVSH-në për produktet ushqimore bazë nga 5 për qind në zero dhe kufizoi marzhin për tregtarët. Nga 1 qershori, këto masa kanë pushuar së funksionuari, ndaj ka pasur rritje drastike të çmimeve të disa produkteve. Për të kufizuar rritjen e çmimeve, qeveria rifuti një kufi mbi marzhet.

Pikërisht një vit më parë, në fillim të gushtit 2021, benzina Eurosuper 95 ishte 71 denarë, ndërsa dizeli 60 denarë. Sot Eurosuper 95 është 95,5 denarë, ndërsa dizel 94 denarë. Kjo do të thotë se benzina është shtrenjtuar me 35 për qind dhe nafta me gati 60 për qind.

Nëse shpenzoni 40 litra karburant në muaj, këtë vit është 1000 deri në 1400 denarë më shumë se vitin e kaluar.

Sipas statistikave shtetërore, në krahasim me vitin e kaluar transporti është më i shtrenjtë mbi 30 për qind. Kjo automatikisht sjell një rritje të çmimit të të gjitha mallrave dhe shërbimeve, sepse bëhet më e shtrenjtë për të sjellë çdo produkt në dyqan.

U shtrenjtua edhe transporti ndërurban, por transporti urban në Shkup mbeti me të njëjtat çmime.

Qeveria në mars uli TVSH-në dhe akcizën për derivatet, por ajo masë u shfuqizua më 1 qershor, pas së cilës karburantet menjëherë u shtrenjtuan për 9 denarë.

Show More

Related Articles

Back to top button