Fermerët shqiptarë do të përfitojë në pesë vitet e ardhshme një financim prej 112 milion eurosh.
Komisioni Europian miratoi programin “IPARD 3” për Shqipërinë, me një fond i cili është 56% më i lartë se “IPARD 2”. Për qeverinë bashkë me financimet nga buxheti i shtetit, sektori do të përftojë mbështetjen më të lartë ndër vite.
Gjatë një takimi me fermerë përpunues dhe grumbullues, kreu i qeverisë Edi Rama e vuri theksin te puna e Drejtorisë së Zhvillimit Rural Bujqësorë, e cila menaxhon procesin.
Shqipëria ka arritur që t’i përfitojë të gjitha fondet e Bashkimit Europian të vëna në dispozicion për bujqësinë, nga programet e mëparshme.