Ekstremistët e djathtë të “Fratelli d‘Italia” para zgjedhjeve të parakohshme të shtatorit në Itali, kryesojnë në sondazhe me 22 përqind të pëlqimeve, nga katër përqind që kjo shifër ishte më 2018. Kryetarja Girogia Meloni mund të bëhet kështu e para grua kryeministre e Italisë. Selia e partisë së Melonit, ndodhet në një ndërtesë historike, në romë, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit e ish udhëheqësit fashist të italisë, Benito Musolini. Dhe vetë ajo ka një qëndrim të përcaktuar ndaj historisë: vazhdimisht në intervista Meloni thotë, se ‘diktatori’ Mussolini ka qenë një personalitet i shumëanshëm. Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar: “Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar, komplekse, shumë më e ndërlikuar, nga sa ne duam ta tregojmë.” Një simbol i fashistëve është vazhdimisht i pranishëm, kur Giorgia Meloni jep konferenca shtypi në selinë e partisë. Pas saj qendron logoja e Frateli d’Italia: një flakë e stilizuar me ngjyrat italiane. Kjo flakë e përjetshme në kuptimin figurativ flakëron në varrin e Mussolinit. Në përgatitjet për fushatën e kaluar elektorale Giorgia Meloni i pati udhëzuar anëtarët e partisë së saj që të mos bëjnë më deklarata ekstreme, të mos i referohen më fashizmit dhe në radhë të parë të mos përdorin më ‘përshëndetjen romake’, me dorën e djathtë të shtrirë. Partia që së shpejti mund të nxjerrë kryeministren nga radhët e veta, duhet të dalë prej skajit ekstrem për t’u pozicionuar në ‘qendrën e djathtë’. Tek e fundit Giorgia Meloni pas zgjedhjeve do të krijojë një koalicion qeverisës me partitë e djathta ‘Lega’-n e Matteo Salvinit dhe “Forza Italia”-n, e Silvio Berlusconit. Giorgia Meloni, lindur në vitin 1977, kur ishte nxënëse vetëm 15 vjeç u antarësua në ‘frontin e rinisë’ të një partie neofashiste, për të dhënë një sinjal kundër terrorit të së majtës ekstreme në ato vite në Itali. Më vonë ajo drejtoi unionin studentor të ekstremit të djathtë dhe më 2006 u zgjodh deputete në parlamentin italian. Më 2008 ajo ishte ministrja më e re e Italisë. Në moshën 31 vjeç ajo drejtoi Ministrinë e Rinisë në qeverinë e Silvio Berlusconit. Përpara dhjetë vjetësh Giorgia Meloni themeloi partinë “Fratelli d‘Italia”, kryetare e së cilës është që nga viti 2014. Me sloganin populist ‘Së pari Italia dhe italianët!’ Meloni do të hyjë tani në fushatën elektorale.
Lexo më tej
Bota
më parë 11 hours
Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë
Lajme
më parë 11 hours
Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës
më parë 9 hours
Rokas: Forcimi i Kushtetutës nuk është vetëm kërkesë formale e BE-së, por investim strategjik
më parë 9 hours
Ligji i Gjuhëve, Siljanovska: Gjykatësit të jenë të guximshëm dhe gjatë marrjes së vendimeve të mbështeten në Kushtetutë
më parë 10 hours
Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze
më parë 11 hours
Marinarët turq kapin pamje ‘që tregojnë amerikanët duke bombarduar rebelët Houthi’ – në një port nafte të Jemenit
më parë 11 hours
Rusia shpall armëpushim të njëanshëm 72-orësh në Ukrainë
më parë 11 hours
Kosova lëshon urdhër arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte
më parë 11 hours
Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës
më parë 12 hours
Bie mbështetja për Trumpin, amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit
më parë 13 hours
Gjermania tani është shpenzuesi më i madh në Evropë – SIPRI tregon shifrat e “rritjes së paprecedent të shpenzimeve ushtarake në botë”
më parë 13 hours