
Gadishulli Iberik është goditur nga stuhia “Leonardo”, që ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm, erëra të forta dhe përmbytje. Në Portugali person humbi jetën pasi rrjedha e ujit mori para makinën e tij, ndërsa në Spanjë një vajzë që u hodh në lumë për të shpëtuar qenin e saj, është e zhdukur. Ndërkohë Shërbimet e emergjencës së Andaluzisë thonë se 14 lumenj dhe 10 diga janë në rrezik ekstrem përmbytjeje. Kjo goditje vjen teksa Portugalia ende nuk është rimëkëmbur nga stuhia Kristin javën e kaluar që shkaktoi mbi 4 miliardë euro dëme. Mbrojtja Civile Kombëtare e Portugalisë tha se kishte regjistruar të paktën 70 incidente që nga mëngjesi i së enjtes. /Alsat.mk



