BotaLajme

Parlajmërim nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, centrali më i madh në Europë rrezikon të shpërthejë

Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike , e përshkroi situatën në centralin bërthamor në Zarpozhia si të dalë “jashtë kontrollit”.

Siç deklaroi ai në një intervistë të martën e 2 gushtit në Associated Press, situate në Zarporizhia po bëhet çdo ditë e më e rreikshme në qytetin juglindor të Ukrainës, të cilin trupat ruse e morën nën kontroll në fillim të marsit, menjëherë pasi pushtuan Ukrainën më 24 shkurt.

Ai paralajmëroi se termocentrali më i madh bërthamor në Evropë në Ukrainë është plotësisht jashtë kontrollit, duke i bërë kështu thirrje urgjente Rusisë dhe Ukrainës të lejojnë sa më shpjet ekspertët të vizitojnë zonën për të kontrolluar situatën dhe për të shmangur një incident të mynshëm bërthamor.

Show More

Related Articles

Back to top button