Bozhidar Deliq, ish-komandanti i Brigadës 549 të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë, brigadë që ishte përfshirë në vrasjet masive të civilëve në Kosovë, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Të martën është zgjedhur kryesia e Kuvendit të Serbisë. Kryekuvendar është zgjedhur Vladimir Orliq, ndërsa Deliq është zgjedhur një prej shtatë nënkryetarëve.
Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Motorizuar në Ushtrinë e Jugosllavisë gjatë Luftës në Kosovë.
Në këtë brigadë kishin marrë pjesë edhe mercenarë rusë.
Deliq ishte paraqitur dëshmitarë i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millozheviq dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit.
Brigada 549 akuzohet për kryerje të krimeve të luftës në fshatra të Kosovës në mars dhe prill të vitit 1999. (koha.net)