Media azere dhe armene raporton për një intensifikim të luftimeve mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe armenëve në Nagorni Karabakh gjatë 24 orëve të fundit.
Mësohet se përplasjet kanë ndodhur në zonën e Berzdorit, në korridorin e njohur si Lachin, i cili mundësonë aksesin tokësor të pjesës së Nagorni Karabakhut nën kontrollin e armenëve etnike me Armeninë.
Mësohet se nga luftimet ka vdekur një ushtar azer si edhe janë plagosur disa të tjerë nga të dyja palët.
Zona kontrollohet nga paqeruajtësit rusë, pas marrëveshjes së paqes në vitin 2020 që pasoi luftën dy mujore mes dy shteteve që përfundoi me fitoren e Azerbajxhanit, raporton abcnews.al.
Ky është një front që mund të shpërthejë sërish sipas analistëve ushtarake nisur edhe nga fakti se Rusia e ka vëmendjen në Ukrainë tashmë.