Argjentina, Uruguaji, Paraguaji dhe Kili kanë aplikuar për të mikpritur së bashku Kupën e Botës 2030, ka njoftuar Konfederata e Futbollit të Amerikës Jugore (CONMEBOL), shkruan Anadolu Agency, përcjell Periskopi.
CONMEBOL njoftoi për mbështetjen e saj ndaj katër vendeve për të organizuar ‘Centennial World Cup’, duke theksuar Uruguaji ishte shteti i parë që kishte mikpritur garën në vitin 1930.
Alejandro Dominguez, kreu i konferedatës, tha se ‘Njëqind vite arrihen vetëm njëherë dhe tani ai duhet të kthehet në shtëpi’.
Spanja dhe Portugalia kishin njoftuar më parë për kanditaturën e tyre për të organizuar garën në vitin 2030.
Vendet mikpritëse për Kupën e Botës 2030 pritet të shpallen në vitin 2024. /Periskopi/