LajmeRajon

Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg komunikon me Vuçiçin: Të angazhohen palët për të zgjidhur konfliktet

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg ka komunikuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Ai shprehet se të gjitha palët duhet të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin konfliktet përmes diplomacisë.

“Fola me Presidentin e Serbisë për tensionet në veri të Kosovës . Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin konfliktet përmes diplomacisë. KFOR-i qëndron i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkruan Stoltenberg në Twitter. \Top Channel\

Show More

Related Articles

Back to top button