BotaLajme

Raketa sekrete që vret vetëm terroristë! Mister pas vrasjes së Zawahirit, ç’armë është kjo?

Dy raketa Hellfire, të lëshuara nga një dron, vranë liderin e al Kaedës duke shkaktuar në mënyrë të habitshme shumë pak dëme anësore përtej shënjestrës. Kjo sugjeron se mund të bëhet fjalë për një version të raketave të mbuluar nga misteri dhe fshehtësia dhe që po përdoren nga SHBA për të evituar viktimat civile. Zyrtarët thanë se raketat e vranë liderin e al kaedës, Ayman al Zavahiri ndërsa ai po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së tij ën Kabul, gjatë fundjavës, në atë që është edhe goditja më e rëndë për militantët që nga vrasja e Osama Bin ladenit në 2011. Një zyrtar i lartë amerikan i tha gazetarëve se dy raketa Hellfire u lëshuan nga një dron mbi Zavahirin. Ata thanë edhe se askush tjetër nuk u vra apo lënduar në sulm dhe se CIA kishte qenë përgjegjëse për sulmin. Vetë agjencia nuk ka bërë asnjë koment. Raketat Hellfire, kryesisht të prodhuara nga Lockheed Martin, janë raketa të precizionit të lartë për sulme nga ajri në tokë, që normalisht shkaktojnë dëme të mëdha duke rrëzuar ndërtesa të tëra ose duke vrarë e plagosur këdo që ndodhet afër. Imazhet në mediat sociale të sulmit tregonin gjurmë të një rakete të modifikuar Hellfire të quajtur R9X, me gjashtë tehe për të dëmtuar shënjestrat – tha një burim i informuar. Ajo, përdoret për të shënjestruar objektiva individualë, si psh militantët në siri. Imazhet tregonin dritare të shkatërruara në katin e dytë të ndërtesës ndërsa struktura e saj mbetej e paprekur, pavarësisht se u godit nga raketat hellfire. Më shumë se 29 entitete kanë raketa hellfire, por shumë pak njihet për versionin e modifikuar të tyre. Zyrtarët besojnë se R9X ka më pak gjasa të shkaktojë viktima civile sepse në vend që të shpërthejë e pret shënjestrën me tehet e mprehta të saj. Dronë të prodhuar nga General Atomics, si MQ-9Reaper dhe MQ-1C Gray Eagle, janë të vetmit që mund ti mbajnë raketat Hellfire. Një zëdhënës i pentagonit ofroi një pistë sipas të cilës rakletat misterioze ishin në përdorim të komandës speciale operacionale amerikane. Një zëdhënës i kësaj komande nuk pranoi të bënte komente për specifikat e armës por tha se R9X është në inventarin e saj.

Show More

Related Articles

Back to top button