LajmeMaqedoni

Rritet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në vitin 2020/21

Enti Shtetërorë për Statistika ka publikuar numrin e nxënësve gjatë vitit të kaluar shkollor, ku sipas tyre vërehet një rritje e lehtë e numrit të nxënësve.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në fund të vitit shkollorë 2020/2021, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 185 925, që paraqet rritje për 0.1% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë.

Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollorë 2020/2021 është 71.176, që paraqet rritje për 4.2 %, krahasuar me vitin e kaluar shkollorë.

Për dallim nga rezultatet e publikuara, në vitet e kaluara trendi gjithnjë e në ulje i numrit të nxënësve në shkolla është shkaktuar për shkak të emigracionit familjar nëpër shtete të tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button