LajmeMaqedoni

Frçkoski merr pozitën e ambasadorit të Maqedonisë në OKB

Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York, Lubomir Danailor Frçkoski i’a ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ambasadori Frçkoski informoi atë për prioritetet më të rëndësishme strategjike në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe situatën aktuale rreth procesit integrues të vendit në BE, veçanërisht pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes të ashtuquajtur, Marrëveshja e Prespës.

Ai rikonfirmoi qëndrimet e përgjithshme të Maqedonisë në mbështetje të punës së OKB-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, pranoi gatishmërinë dhe demonstrimin e vullnetit politik të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut përmes dialogut dhe kompromisit për zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara dhe të ndjeshme dypalëshe, në interes të prioriteteve të saj kombëtare, por edhe për stabilitetin dhe zhvillim e vendit, duke vlerësuar guximin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës.

Sekretari i Përgjithshëm Guterres theksoi gjithashtu kontributin aktual Maqedonisë së Veriut si subjekt aktiv në punën e OKB-së dhe shkallën e bashkëpunimit me organet dhe agjencitë e OKB-së.

Show More

Related Articles

Back to top button