
Kryeministri i zgjedhur i Hungarisë, Peter Magjar theksoi se vendi i tij do ta marrë në paraburgim kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu nëse ai hyn në territorin hungarez pasi kjo gjë kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Magjar njoftoi se do ta ndalojë tërheqjen nga GJNP-ja deri më 2 qershor, që do të jetë një vit pasi Hungaria paraqiti një njoftim zyrtar tërheqjeje drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. I pyetur nga gazetarët se çfarë do të thoshte kjo për vizitën e planifikuar të Netanjahut këtë vjeshtë, Magjar tha se këtë ja ka bërë të qartë kryeministrit izraelit. Hungaria më parë kishte refuzuar të arrestonte udhëheqësin izraelit kur ai vizitoi Budapestin në prill të vitit 2025, me aleatin e fortë të Netanjahut, Viktor Orbán,. Para takimit, Orbán njoftoi tërheqjen e Hungarisë nga GJNP-ja, një proces që kërkon një vit për të hyrë në fuqi sipas statutit të gjykatës.
“Ia bëra të qartë këtë edhe kryeministrit izraelit ne nuk do të rianëtarësohemi, sepse kolegët e mi e kanë shqyrtuar këtë çështje dhe ne ende mund ta ndalojmë tërheqjen. Synimi i palëkundur i qeverisë Tisza është ta ndalojë këtë deri më 2 qershor dhe të sigurojë që Hungaria të mbetet anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Pra, unë besoj se nëse vendi është anëtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe një person i kërkuar nga gjykata hyn në territorin tonë, atëherë ai person duhet të ndalohet,” deklaroi Peter Magjar, Kryeministër i zgjedhur i Hungarisë. /Alsat.mk



