Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut vazhdon me realizimin e projektit “Të rinjtë e suksesshëm”, mirënjohje që ndahet në drejtim të vlerësimit të punës dhe njohurive të të rinjve, si një nga politikat për reduktimin e largimit të të rinjve nga vendi ynë, si dhe për krijimin e perspektivave për të rinj dhe kuadro të suksesshëm, transmeton Portalb.mk.
Thirrja publike për aplikime për mirënjohjen “Të rinjtë e suksesshëm” për vitin 2021 është e hapur nga sot dhe do të zgjasë deri më 30 shtator 2022.
Mirënjohja është një nxitje për mendimin kërkimor shkencor dhe punën artistike të të rinjve, për rezultatet e arritura gjatë vitit 2021, në tetë kategoritë e mëposhtme:
Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat sociale;
Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat humane;
Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat matematiko-natyrore dhe teknike
Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat mjekësore;
Novatori i ri më i mirë;
Talenti i ri (për nxënësit e shkollave të mesme);
Mirënjohje për suksesin e veçantë të arritur dhe për afirmimin e gjithëpërfshirjes (për të rinjtë me aftësi të kufizuara);
Artisti i ri më i mirë.
Thirrja publike përfshin të gjithë personat kanë arritur rezultate të rëndësishme në kategorinë përkatëse, me përjashtim të kategorisë së gjashtë (talentët e rinj) për të cilën mund të aplikojnë vetëm gjimnazistët.
Thirrja publike me kushtet dhe mënyrën e dorëzimit të aplikacioneve është e disponueshme në ueb-faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë link.
Duke i njohur parakushtet socio-ekonomike të individëve si faktor domethënës në aksesin dhe mundësitë për arsimim dhe avancim profesional, me këtë thirrje inkurajojmë veçanërisht të gjithë të rinjtë që i përkasin kategorive vulnerabël që të paraqesin aplikime për mirënjohjen “Të rinjtë e suksesshëm”.