Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që kërkon marrjen e masave nga Qeveria për adresimin e rritjes së çmimeve të produkteve bazë. Kjo rezolutë kaloi me 61 vota pro.
Kuvendi dje ka miratuar edhe raportet vjetore të Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të KOSTT-it për vitin 2021.
Ndërsa është miratuar edhe ligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore./21Media/