BotaLajme

Biden: Çmimet e karburanteve kanë rënë në nivele rekorde

Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se po bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare.

I pari shtetit amerikan deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ende është duke zhvilluar luftën në Ukrainë – po ushtron presion mbi furnizimin global të naftës – dhe familiet ende mund ta ndiejnë atë.

“Por ne arritëm të lirojmë një milion fuçi naftë në ditë nga rezerva jonë dhe mblodhëm partnerët tanë globalë për të liruar rezervat e tyre. Tani çmimet janë në rënie rekorde”, pohoi 79-vjeçari.

Kujtojmë se presidenti ka qëndruar javë më parë shtetet arabe dhe u ka kërkuar atyre që rritin furnizimin me karburante.

Ndryshe, çmimet e naftës vazhduan të bien të enjten, ku u ulën nën 90 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, pasi shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale i shqetësoi investitorët.

Vetëm dy muaj më parë, çmimet e naftës tejkaluan 120 dollarë për fuçi, duke ndihmuar në rritjen e çmimit mesatar kombëtar të benzinës në rreth 5 dollarë për gallon. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk