Në orët e vona të së enjtes është gjetur trupi i një personi te dekompozuar, i seksit mashkull.
Trupi i pajetë është gjetur
Trupi i dekompozuar është gjetur nga dy peshkatarë në brigjet e lumit Seman në fshati Arapaj në Roskovec.
Ata sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë.
Këta të fundit kanë kërkuar ndihmën e repartit zjarrfikës Roskovec që kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e trupit nga uji.
Trupi i përket një mashkulli, në moshë të re, por për shkak të qëndrimit në ujë është i vështirë identifikimi.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomës e nëse ka qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe.