Luis Muriel ka përfunduar në radarin e Juventusit.
“Zonja e Vjetër” është në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi nuk aktivizoi opsionin për blerjen përfundimtare të Alvaro Moratas, transmeton Gazeta Express.
Muriel është përmendur vazhdimisht si një përforcim i mundshëm te Juventusi, pasi kontrata e tij me Atalantan skadon më 30 qershor 2023.
“Calciomercato” ka raportuar se negociatat po përparojnë mes klubeve, megjithëse çmimi i kërkuar prej 15 milionë eurosh nga Atalanta konsiderohet shumë i lartë për një 31-vjeçar.
Megjithatë, çmimi mund të ulet duke marrë parasysh se lojtari mund të largohet falas në vitin e ardhshëm.
Kolumbiani ka shënuar 98 gola dhe 48 asistime në 280 paraqitje në Serie A, ku ka luajtur për Udinesen, Leccen, Sampdorian, Fiorentinan dhe Atalantan.
Sezonin e kaluar, ai kontribuoi me 14 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje.