Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 12:00, për çështjen e presidentit dhe kandidaturat që partia do të propozojë.
Gjatë ditës së djeshme, socialistët pranuan draftin e demokratëve që kandidatët në raundin e dytë dhe të tretë t’i propozojë vetëm opozita.
Sipas këtij drafti, opozita do të sjellë 4 propozime dhe 2 prej tyre do të skualifikohen nga mazhoranca. Një komision do të përzgjedhë në fund kandidaturën që do të kalojë për votim në seancë. Opozita ka kohë deri të dielën në orën 16:00 për të dorëzuar emrat.