Kina ka vendosur sanksione në afat të pacaktuar ndaj kryetares së Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nensi Pelosi “dhe anëtarëve të familjes së saj të ngushtë”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin, transmeton DPA.
Vendimi i autoriteteve kineze vjen pas vizitës së fundit të Pelosit në Tajvan edhe krahas siç u tha, paralajmërimit paraprak se vizita e saj në Taipei do të kuptohet si një provokim, pasi Pekini zyrtar e konsideron ishullin pjesë të territorit të saj, ndërsa Uashingtoni zyrtar zyrtarisht e mbështet politikën e “një Kine”.