LajmeRajon

Ksamil/ Sherr me pronarin e hotelit ku punonte, vajza e inatosur i djeg makinën në garazh

Sot, rreth orës 09:20, në Ksamil, në garazhin e një hoteli, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. B. (e punësuar në këtë hotel), i ka vënë zjarrin një automjeti të markës “Seat”, në pronësi të shtetasit K. Xh. (pronari i hotelit), banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autores së dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Show More

Related Articles

Back to top button