Duhet ende edhe një muaj që të mbyllet merkato e verës, por në kampionatet kryesore në Europë është koha për të bërë bilancet e para. Sipas të dhënave të publikuara nga “Transfermarkt”, vihen re edhe shifrat e para të skuadrave që kanë bërë një merkato ekonomike dhe atyre që kanë shpenzuar miliona.
Kështu, Sevilja është në krye të listës së ekipeve me bilanc pozitiv, ku për momentin ndodhen edhe Man. Siti, Roma e Juventus. Ndërsa në kahun tjetër, bilancet e Barcelona, Çellsit, PSZH si dhe dy ekipeve milaneze, janë me minus. Këto ekipe kanë ende kohë të përmirësojnë bilancet, duke larguar lojtarët e tepërt.
Ekipet me bilanc pozitiv në merkato
Sevilja: +75.5 milionë euro
Monako: +67.5 milionë euro
Benfika: +58.5 milionë euro
Man. Siti: +51.1 milionë euro
Klub Brizh +47.3 milionë euro
Roma: +22.4 milionë euro
Juventus: +9.1 milionë euro