“Jam i dëshpëruar, nuk e di a do ta shoh përsëri tim atë”, thotë Ronaldo Mireles Romo me lotësh, djali i një prej 10 punëtorëve të bllokuar në një minierë qymyri të përmbytur në Agujita, Meksikën veriore.
Ronaldo dhe nëna e tij po kalojnë orë ankthi në pritje të një lajmi të mirë.
“Ndjej dhimbje, pafuqi, zemërim sepse ndonjëherë të japin informacion jo të plotë, por nuk kemi ç’të bëjmë , duhet të presim që autoritetet të bëjnë punën e tyre. Kerkuam edhe vetë më fëmijët por ishte e kotë”, thotë ajo.
Ndërsa Rodaciano Rodriguez pret për vëllanë e tij:
“Jam këtu për vëllain tim, dua që ai të dalë gjallë. Shpresoj që me ndihmën e Zotit ai të mund të dalë i gjallë”.
Miniera u shemb që të mërkurën, dhe që ath me qindra trupa të ekipe të shpëtimit po punojnë intensivisht për të nxjerrë trupat e bllokuar.
Qeveria tha se nuk kishte marrë asnjë ankesë në lidhje me sigurinë./TCH/