Komisioni për Sëmundje Infektive informon se sot ka mbajtur mbledhje në të cilën e ka shqyrtuar situatën me pandeminë në vend.
Nga KSI informojnë se në javën e fundit është vërejtur rritje e lehtë e rasteve të reja me COVID-19 (8.5%), që është shumë më pak në krahasim me javën paraprake (55%).
Sipas KSI-së, Maqedonia e Veriut është në fazën e transmetimit të gjerë të virusit, por me kapacitete adekuate për reagim.
“Në këto kushte, Komisioni nuk rekomandon vendosjen e masave të reja kufizuese dhe apelon qytetarët që të sillen me ndërgjegje dhe të respektojnë masat që janë në fuqi, d.m.th. mbajtja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore, farmaci, në transportin publik dhe në ambientet e kujdesit familjar. Është me rëndësie të veçantë që qytetarët që kanë simptoma ose dyshojnë se janë COVID-pozitiv, të sillen me përgjegjësi dhe të mbrojnë njerëzit përreth tyre duke shmangur kontaktin e ngushtë me persona të tjerë dhe duke qëndruar në dhoma të mbyllura pa maska”.
“Rekomandimi/apeli i fortë mbetet për të gjithë qytetarët, dhe veçanërisht për qytetarët që i përkasin grupeve të rrezikut për ecuri më të rëndë të sëmundjes, t’u përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të konfirmuara për mbrojtjen nga infeksioni, si larja e shpeshtë dhe e plotë e duarve apo dezinfektimi, shmangia e turmave dhe qëndrimi në dhoma të mbyllura dhe pa ajrosje dhe mbajtja e maskave mbrojtëse, si dhe respektimi i rekomandimeve për vaksinimin kundër Covid-19”, thuhet në njoftimin e KSI-së.