LajmeMaqedoni

Personat me shikim të dëmtuar, duan ndihmë sa 35% e pagesës mesatare

E ngriti zërin për të drejtat e personave me shikim të dëmtuar, por kjo i kushtoi me ndalesën e ndihmës së garantuar minimale. Suaret Alishan me 99% verbëri, thotë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale padrejtësisht i ka pezulluar të ardhurat prej 4 mijë denarve, gjë të cilën e quan presion për ta heshtur.

Kjo kategori nuk është vënë as në listën e tregut të punës, por nuk ka lidhje ndihma e handikapëve me të ardhurat tjera. Dhe të verbërit që punojnë e shfrytëzojnë ndihmën e personave me nevoja të posaçme. Kjo do të thotë se Ministrja nuk e njeh ligjin sepse i njëjti ekzistonte deri 2009, tani ai ligj është ndryshuar, tha Suaret Alishan, Shoqata “Koalicioni Ndryshojmë”.

Kreu i Koalicionit “Ndryshojmë” kërkon që personat me shikim të dëmtuar të marrin ndihmë 35% e pagës mesatare, ose mbi 10 mijë denarë në muaj, si dhe asistentët e tyre të paguhen me pagë të plotë ngaqë 4 orët në shërbim të tyre janë të pamjaftueshme. Ata kërkojnë formimin e Agjencisë nacionale për personat me nevoja të posaçme, ku marrin pjesë 3500 veta vetëm kategoria e personave me shikim të dëmtuar.

“Janë formuar shoqata, ku kryetarët luajnë rolin e organizatorëve për asistencë, kurse asistentët nuk vijnë kurrë vetëm paratë i marrin. Ky është problemi tjetër që kemi andaj kërkojnë formim të Agjencisë Nacionale, urgjentisht”, tha Suaret Alishan, Shoqata “Koalicioni Ndryshojmë”.

Për t’ju zbutur zemrën, Ministria e Shëndetësisë u garantoi dhënien e pajisjeve ortopedike të gjithë kësaj kategorie. Për shkop të bardhë, termometër dhe matësit për diabet e tension tani ata nuk do paguajnë. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për ta, të cilët thonë se janë të margjinalizuar në të gjitha aspektet.

“Numri është shumë i ulët i personave me aftësi të kufizuara që janë të punësuar në institucionet publike apo firmat private. Prandaj shoqata jonë kemi aplikuar në një projekt në Bruksel për ti trajnuar personat në fjalë që sipas mundësisë së tyre të aftësohen për punë që të vlejnë për shoqërinë dhe veten e tyre”, u shpreh Monika Donçevska, Shoqata “Koalicioni Ndryshojmë”.

Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale thonë se duhen të bëhen disa ndryshime ligjore, ku në plotësimin e tij do të marrin pjesë edhe shoqatat e personave me aftësi të posaçme.

Sipas tyre e drejta e ndihmës së garantuar minimale i takon një familje që është materialisht e pasiguruar dhe nuk zotëron prona dhe të drejta pronësore nga të cilat mund të sigurojë ushqimin. Nga ana tjetër, të drejtën për ndihmë minimale të garantuar nuk mund ta ushtrojë një familje e cila nuk është e ekspozuar ndaj rrezikut social./Alsa.mk

Show More

Related Articles

Back to top button