Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se ambasada e saj në Londër u sulmua nga një group radikal fetar, njofton Anadolu Agency.
Në deklaratën e bërë nga ministria thuhet se një group personash kanë hyrë në ndërtesën e ambasadës në Londër dhe kanë kryer një akt vandalizmi, kanë varur flamuj fetarë në ballkonin e saj.
Në deklaratë thuhet se anëtarët e grupit janë nxjerrë nga godina dhe janë ndaluar pas ndërhyrjes së policisë lockale dhe njoftohet se nuk ka të lënduar në mesin e të punësuarve.
U njoftua se incidenti po hetohet nga forcat vendase të rendit dhe do të jepet informacion per rezultatet e hulumtimit. Në deklaratë theksohet se, në përputhje me Konventën e Vjenës, paralajmërimi për sigurinë e diplomatëve dhe objekteve diplomatike u është përcjellë autoriteteve britanike përmes kanaleve diplomatike.
https://www.facebook.com/portalb.mk/videos/2326455047513037/?t=17