LajmeMaqedoni

Rritet eksporti në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të mëparshme të Entit Shtetëror për Statistika, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-qershor 2022, arrin në 252.736.573.000 denarë dhe shënon rritje prej 20,3 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Vlera e mallit të importuar, në periudhën janar-qershor 2022, është 368.519.565.000 denarë, që është për 28,7 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në periudhën janar-qershor 2022, është 115.782.992.000 denarë.

Mbulimi i importeve me eksporte, në periudhën janar-qershor 2022, është 68,6 për qind. Tregtia sipas produkteve tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose komponimet e tyre, kompletet e përçuesve për ndezje etj., për automjetet, aeroplanët ose anijet, ferronikelin dhe pjesët e ulëseve nga nëngrupi 821.1.

Në import më së shumti janë të përfaqësuar vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç bruto), metalet e tjera nga grupi i platinit dhe legura të tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, energjia elektrike dhe metalet e çmuara në gjendje koloidale; komponimet, organike ose inorganike, të metaleve të çmuara, të përcaktuara kimikisht ose jo; amalgame të metaleve të çmuara.

Show More

Related Articles

Back to top button