Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar fotografi të Piramidës së Tiranës.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky objekt po merr formë hap pas hapi, duke u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan.
“Dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për tu shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.
Ndërtesa e piramidës synon të krijojë simbolin e ri për Tiranën, ku ndërtesa të jetë e arritshme nga të gjitha anët.
Piramida do të shërbejë si një lloj inkubatori për bizneset në fushën e inovacionit, artit dhe kreativitetit.