BotaLajme

India dhe SHBA-ja bashkojnë forcat, stërvitje të përbashkët pranë Kinës

Tashmë Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake me Indinë në një zonë në më pak se 100 kilometra nga kufiri i diskutueshëm i vendit të Azisë Jugore me Kinën.

Aktiviteti ushtarak pritet të nisë në mesin e tetorit dhe do të zhvillohet në Auli, në shtetin indian të Uttarakhand. Qëllimi do të jetë fokusi në një lartësi të madhe. Të paktën kjo është ajo që bëhet e ditur nga një oficer i lartë i Ushtrisë Indiane.

Stërvitjet do të zhvillohen si pjesë e edicionit të 18-të të një stërvitjeje të përbashkët vjetore të njohur si “Yudh Abhyas” — ose “Praktika e Luftës”.

I pyetur për stërvitjet e përbashkëta, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së i tha CNN se partneriteti me Indinë ishte “një nga elementët më të rëndësishëm të vizionit tonë të përbashkët për një rajon të lirë dhe të hapur Indo-Paqësor”.

Marrëdhëniet midis Indisë dhe Kinës kaluan në një krizë të fortë pas një përplasje mes ushtarakëve në vitin 2020 në Himalaje.

Por duke vijuar më tej dhe me debatin për nismën prej Kinës në ndërtimin e një ure përtej liqenit Pangong Tso.

Show More

Related Articles

Back to top button