Inter do të përballet me Villarrealin në miqësore pa Marcelo Brozovic.
Mesfushori kroat u detyrua të ndalonte për shkak të një shqetësimi muskuloj që kishte. Ideja e Inzaghit ishte që të startonte këtë ndeshje të fundit parasezonale me 11 lojtarët e tij titullarë si provë funksioni përpara dëbutimit në Serie A.
Muskuli i Brozovic është thjesht i lodhur dhe Inzaghi nuk dëshiron ta rrezikojë atë. Kështu, në vend të kroatit do të aktivizohet mesfushori i talentuar shqiptar, Kristjan Asllani.
Ylli i kombëtares së Shqipërisë ka mahnitur Inzaghin dhe tifozët zikaltër deri më tani me performancën e tij të jashtëzakonshme./ h.ll/albeu.com/