LajmeSport

Nis sezoni i ri futbollistik/ Arsenal, Bayern dhe Lyon shënojnë fitore në ndeshjet e para

Premier liga angleze, bundesliga gjermane dhe kampionati Lige 1 i Francës ngritën siparin e edicionit të ri futbollistik mbrëmjen e të premtes.

Zhvillimi i kupës së Botës në Katar gjatë periudhës së dimrit ka ndikuar që sezoni futbollistik 2022-2023 të nis më herët se vitet e kaluara.

Ndeshja hapëse në kampionatin kryesor të futbollit anglez ishte ajo mes Crystal Palace-Arsenal. Duel ky i fituar topçinjtë me shifrat 0-2. Një start i mirë për të besuarit e Mikel Artetas, të cilët këtë kompeticion futbollistik e nisin me shumë përforcime të reja. U deshën vetëm tre minuta lojë që topçinjtë të krijonin rastin e parë, por Marinelli u tregua i pasaktë përballë portierit Vicente Guaita, pasi e dërgoi topin jashtë katërkëndëshit. U desh minuta e 20′ që Martineli të shlyente gabimin dhe të dërgonte topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë.

Përpjekjet e Crystale Palace për të barazuar rezultatin u shuan në minutën e 85 të fraksionit të dytë të lojës ku mbrojtësi Marc Guhei devijoi drejt portës së tij topin e hedhur në zonë nga Bukayo Saka.

Fitore| në sfidën e parë arritën dhe kampionët në fuqi të Bayern Munich, të cilët shkatërruan në transfertë 6 me 1 Eintracht Frankfurt. Kimmich në minutën e 5 hapi festivalin e golave, me një ekzekutim perfekt nga goditja e dënimit. Për të dyfishuar rezultatin mendoi Pavard. Por nuk mund të shpetonte në këtë sfidë pa shënuar as blerja e re e Bayernit, Sadio Mane.

Ish-lojtari i Liverpool në minutën e 28 realizoi me kokë. Musiala në të 35 minutë dhe Gnabry në të 43 vulosën shifrat 0 me 5 në pjesën e parë. Në të dytën vendasit shënuan golin e nderit me Kolo Muani.

Por kur dukej se sfida po shkonte drejt mbylljes bavarezë shënuan sërish me Jamal Musiala.

Fitore në duelin e parë arriti dhe Lyon që mposhti në shtëpi 2 me 1 Ajaccio.

Show More

Related Articles

Back to top button