BotaLajme

Hiroshima lutet për paqe, mes frikës për një garë të re të armëve bërthamore

Këmbanat ranë në Hiroshima të shtunën, teksa qyteti shënoi 77-vjetorin e bombardimit të parë atomik në botë, ndërsa zyrtarët të lartë, përfshirë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, paraljmërojnë për një garë të re armësh pas pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, dhe menjëherë pas kësaj, presidenti rus Vladimir Putin kishte ngritur mundësinë e një sulmi bërthamor. Konflikti ka rritur gjithashtu shqetësimet për sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës.

Kryebashkiaku i Hiroshimës, Kazumi Matsui, qyteti i të cilit këtë vit nuk e ftoi ambasadorin rus në ceremoni, ishtei mprehtë dhe kritik ndaj veprimeve ushtarake të Moskës në Ukrainë.

“Në pushtimin e Ukrainës, udhëheqësi rus, i zgjedhur për të mbrojtur jetën dhe pronën e popullit të tij, po i përdor ato si instrumente lufte, duke vjedhur jetën e civilëve në një vend tjetër”, tha Matsui.

“Kemi nevojë për një botë paqësore pa armë bërthamore. Të pranosh status quo-në dhe të braktisësh idealin e paqes të ruajtur pa forcë ushtarake është të kërcënosh vetë mbijetesën e racës njerëzore. “, tha ai.

Në orën 8:15 të mëngjesit të 6 gushtit 1945, avioni luftarak amerikan B-29 Enola Gay hodhi një bombë dhe fshiu qytetin me një popullsi të vlerësuar prej 350,000 banorësh. Mijëra të tjerë vdiqën më vonë nga lëndimet dhe sëmundjet e lidhura me rrezatimin.

Katastrofa e Hiroshimës u pasua nga bombardimi atomik i ushtrisë amerikane në Nagasaki më 9 gusht, duke vrarë në çast më shumë se 75,000 njerëz. Japonia u dorëzua gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

Show More

Related Articles

Back to top button