LajmeRajon

NATO-ja dërgon 40 avionë për shuarjen e zjarrit në Greqi

THATËSIA DHE VALA E TË NXEHTIT SHKAKTOJNË GJITHNJË E MË SHUMË ZJARRE NËPËR EVROPË

NATO-ja ka dërguar 40 avionë për shuarjen e zjarrit si ndihmë për Greqinë për përballjen me zjarret e mëdha në pyje. Ky është viti i 11-të me rradhë prek kur Aleanca, përmes Agjencisë për Mbështetje dhe Prokurime, në Greqi dërgon ndihmë për shuarjen e zjarreve gjatë stinës së verës. Në vend janë shpërndarë edhe mbi 200 zjarrfikës nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Nëpër gjithë Evropën këtë vit janë djegur pothuajse 600 mijë hektarë pyje dhe bimë të ulta, që i afrohet vitit rekrof 2017 kur u shkrumbuan mbi një milion hektarë, lajmëron Qendra Informative Evropiane për zjarret në pyje.

Për herë  të parë NATO-ja në një vend anëtar dërgon 11 avionë për shuarjen e zjarrit, krahas 29 helikopterëve për shuarjen e zjarrit në Greqi. Agjencia për Mbështetje dhe Prokurime në NATO lajmëron se qëllimi është të mbrohet popullata dhe natyra.

 AGJENCIA PËR MBËSHTETJE DHE PROKURIME E NATO-s

“Për të 11-tin vit me rradhë Agjencia për Mbështetje dhe Prokurime e NATO-s e mbështet Greqinë  në përpjekjet për t’i mbrojtur njerëzit dhe resurset natyrore. Me kërkesë të autoriteteve greje Agjencia për Mbështetje dhe Prokurime ka shpërndarë numër rekord të avionëve në 20 pika strategjike nëpër vend,”deklaruan nga Agjencia për Mbështetje dhe Prokurime e NATO-s

20 pikat e zgjedhura në territorin e Greqisë do t’u mundësojnë mjeteve fluturuese periudhë më të shkurtër për mbushje me ujë dhe derdhjen e tij në sipërfaqet nën flakë.

“Misionet për shuarjen e zjarreve nga ajri janë ndër më të ndërlikuarat në fushën e aviacionit, sepse ekuipazhi duhet të përballet me elementet natyrore, ajrin, ujin, zjarrin dhe tokën,”deklaroi Kolonel Panajotis Filis, Forcat Ajrore Greke.

Përveç ndihmës nga Agjencia për Mbështetje dhe Prokurime e NATO-s, në Greqi ka mbërritur edhe numër rekord i zjarrfikësve nga Bashkimi Evropian, mbi 200, përmes Qendrës për gjendje urgjente dhe koordinim (ERCC), gjithashtu në mënyrë preventive të shpërndarë në më shumë lokacione. Agjencia Evropiane tashmë ka rezervuar edhe 12 avionë të tjerë për shuarjen e zjarrit, në rast se do të nevojiten në Greqi, ndërsa tani janë të shpërndarë në vende të tjera në Evropë ku ende janë aktive zjarret nëpër pyje, si në Shqipëri, Portugali, Spanjë, Francë, Republikën Çeke dhe në Slloveni. Në gjithë territorin e Bashkimit Evropian këtë verë janë djegur pothuajse 600 mijë hektarë pyje dhe bimë të ulëta, tregojnë të dhënat e Qendrës Informative Evropiane për zjarre në pyje. Ky është viti i dytë, sipas shkallës së dëmit, prej kur grumbullohen të dhëna nga viti 2006. Dëmi më i madh deri më tani ka qenë në vitin 2017, kur zjarret gjatë stinës së verës shkrumbuan sipërfaqe mbi një milion hektarë. Valët e të nxehtit që janë gjithnjë e më të shpeshta në Evropë, si rezultat i ndryshimeve klimatike, shkaktojnë thatësi afatgjate dhe me këtë edhe më tepër krijohen kushte për zjarre dhe shkatërrim të natyrës. Nga kjo thatësi këtë vit mendohet se është prekur gjysma e territorit të kontinentit./KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button