Integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe ruajtja dhe përmirësimi i asaj që është arritur në muajt e fundit në rrugën evropiane të Maqedonisë, si dhe fokusimi i vëmendjes në partnerët e BE-së dhe NATO-s dhe në problemet e tjera që lidhen me sigurinë në rajon, janë detyrat që Ministria e Jashtme bullgare i konsideron të rëndësishme.
Qeveria teknike që aktualisht e ka Bullgaria, po vazhdon me planifikimin e mëtutjeshëm të premtimeve që duhet ti mbaj Maqedonia karshi shtetit bullgar.
“Detyrat imediate në lidhje me dialogun dypalësh me Maqedoninë e Veriut përfshijnë miratimin e një dokumenti të shkruar që do të përcaktojë detyrat specifike para institucioneve në Bullgari me detyrime specifike të planifikuara ndaj Maqedonisë”, tha për BGNES Ministri Teknik i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov.
Ai po ashtu tha se MPJ bullgare nuk e konsideron problem praninë e konsullit të përgjithshëm bullgar në objektin e Qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir.