Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, kryesisht serbët, kanë marrë nën kontroll tregun e kokainës në Austri, thotë Daniel Lichtenegger, kreu i Zyrës për Luftimin e Narkotikëve të Shërbimit Kriminal Federal të Austrisë.
Lichtenegger, për transmetuesin publik austriak ORF, tha se shitja e kokainës ka kaluar në internet, pra në rrjetet e errëta, shërbimet e mesazheve dhe rrjetet sociale.
“Ajo që mund të lexohet bardh e zi tregon potencialin e grupeve kriminale, të cilat nuk i shmangen asgjëje”, shpjegoi ai.
Ai thekson se ajo që ka ndryshuar është se grupet kriminale nga Afrika nuk kanë më epërsi mbi tregtinë e kokainës, por grupe nga Ballkani Perëndimor.
Së pari serbët janë aty të parët”, thekson brigadieri i policisë austriake.
Lichtenegger theksoi se këto grupe janë shumë të organizuara dhe të ngritura si një kompani e suksesshme.
ORF raporton se fermerët kolumbianë po prodhojnë më shumë kokainë sesa në epokën e Pablo Escobarit dhe se sasi të reja rekorde po kapen nëpër portet evropiane.
Edhe në Austri, numri i përdoruesve të kokainës u dyfishua në një periudhë të shkurtër kohore.