BotaLajme

Vritet e besuara e Putin gjatë një sulmi me raketa në Donbas, 52-vjeçarja thoshte se merrte kënaqësi duke vrarë ukrainasit.

E besuara e Putinit rusja Olga “Kurs” Kachura, 52-vjeçe, është vrarë së fundmi gjatë një sulmime raketa në Donbas.

Kachura, 52-vjeçe, komandante e një prej brigadave ruse ishte bërë e njohur pasi kishte deklaruar se merrte kënaqësi duke vrarë ukrainasit.

Sipas informacioneve zyrtare, ajo është zyrtarja e 97-të e lartë ushtarake dhe njëherësh gruaja e dytë nga radhët e ushtrisë ruse, që ka humbur jetën gjatë luftimeve me ukrainasit.

Olga mbante gradën e nënkoloneles që u vra kur një raketë e ushtrisë ukrainase, goditi veturën e saj derisa po lëvizte në qytetin Horlivk në rajonin Donetsk të Ukrainës.

Mediat ukrainase raportojnë se ajo shpesh është maskuar si pjesëtare e forcave ukrainase dhe ka kryer krime për t’i diskredituar./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button