BotaLajme

“Kina po përgatitet të na pushtojë”, vjen paralajmërimi nga ministri i Tajvanit

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, deklaroi se Kina po përdor stërvitjet ushtarake që nisi në shenjë proteste kundër vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, si një justifikim për t’u përgatitur për një pushtim të ishullit të vetëqeverisur.

Wu u shpreh në një konferencë për shtyp në Taipei se Tajvani nuk do të frikësohej, edhe pse stërvitjet ushtarake të Kinës vazhdojnë.

“Kina ka përdorur stërvitjet për t’u përgatitur për pushtimin e Tajvanit. Po kryen stërvitje ushtarake në shkallë të gjerë, lëshime raketash si dhe sulme kibernetike, një fushatë dezinformimi në një përpjekje për të dobësuar moralin publik në Tajvan”, theksoi Wu, duke kërkuar mbështetjen ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, shkruan Reuters.

Presidenti amerikan Joe Biden, në komentet e tij të para publike për këtë çështje që nga vizita e Pelosit, tha të hënën se ishte i shqetësuar për veprimet e Kinës në rajon, por nuk ishte i shqetësuar për Tajvanin.

“Jam i shqetësuar se ata po lëvizin, por unë nuk mendoj se ata do të bëjnë asgjë më shumë”, u tha prsidenti gazetarëve në Delaware, teksa i referohej Kinës.

Show More

Related Articles

Back to top button