LajmeSport

Serie A: Juventusi ka aq tifoz, sa Milani e Interi së bashku

Njezët klubet italiane që marrin pjesë këtë sezon në Serie A, në fund të edicionit të kaluar (2021/2022) kanë një total prej 24 milionë e 562 mijë tifozë në Itali. Të dhënat dalin nga hulumtimi periodik i shumë klientëve të “Sponsor Value” nga “StageUp” dhe “Ipsos”, për përcjellësit e ngjarjeve sportive dhe evenimenteve spektakolare italiane.

Nga këto të dhëna, në vend të parë është pa konkurrencë Juventusi me 8.056.000 tifozë, i ndjekur nga Milani (4.167.000 tifozë) në vend të dytë dhe Interi (3.919.000 tifozë) në vend të tretë.

Edhe pse dy klubet milaneze e kanë fituar titullin në dy sezonet e fundit, “Zonja e Vjetër” prin dukshëm me numrin e tifozëve aq sa “Rossonerët” dhe “Nerazzurrët” bashkë. Vendi i katërt është i rezervuar për Napolin (2.636.000 tifozë), ndërsa top-pesëshen e mbyll Roma (1.818.000 tifozë). /Indeksonline

Show More

Related Articles

Back to top button