BotaLajme

Makina të zhytura në ujë dhe shkatërrime/ Çfarë lanë pas përmbytjet katastrofike në Suel 

Të paktën tetë persona humbën jetën në Seul të hënën, pasi shirat rekord përmbytën shtëpitë, rrugët dhe stacionet e metrosë në kryeqytetin e Koresë së Jugut

Vetëm në pak minuta i gjithë qyteti u përball me ndërprerje energjie dhe qindra persona u detyruan të evakuohen.

Ministria e Brendshme dhe Siguria e Koresë së Jugut raportuan se tre nga viktimat ishin bllokuar në një gjysmëbodrum të përmbytur.

Autoritetet thanë nëntë të tjerë u plagosën dhe të paktën shtatë persona mbeten të zhdukur, në mes të ujit.

Të gjitha makinat që ishin në rrugë u mbuluan nga uji, ndërsa disa të tjera përfunduan të shkatërruara.

Fotot nga i gjithë qyteti tregojnë përmbytje të rënda, me njerëz që kalojnë nëpër rrugë të mbuluar nga uji.

Megjithëse ujërat e përmbytjeve ishin ulur disi nga mëngjesi i kësaj të marte, makinat dhe autobusët mbetën të shpërndarë nëpër rrugë e trotuare..

Sipas CNN një numër stacionesh të metrosë u mbyllën për shkak të përmbytjeve, me linjat e pezulluara përkohësisht.

Vehicles, which had been submerged by the heavy rainfall, block a road in Seoul, South Korea, Tuesday, Aug. 9, 2022. Heavy rains drenched South Korea’s capital region, turning the streets of Seoul’s affluent Gangnam district into a river, leaving submerged vehicles and overwhelming public transport systems. (AP Photo/Ahn Young-joon)

Disa rajone në jug të lumit Han u prekën më keq, duke përfshirë lagjen e pasur dhe moderne Gangnam, ku ndërtesat e dyqanet u përmbytën.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dërgoi ngushëllimet e tij për viktimat, duke theksuar se do të kryejë një inspektim në vend dhe do të punojë për të parandaluar dëmet shtesë.

Ai vuri në dukje gjithashtu nevojën e rishikimit të sistemit të menaxhimit të fatkeqësive në vend, pasi moti ekstrem pritet të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të krizës klimatike.

Show More

Related Articles

Back to top button