Finlanda nuk do që NATO të vendosë armë bërthamore apo të ngrejë baza ushtarake në territorin e saj edhe nëse vendi do të bëhet anëtar i aleancës. Kështu tha kryeministrja finlandeze Sanna Marin për një të përditshme italiane, në një intervistë të publikuar të enjten. Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO një ditë më parë, të shtyra nga pushtimi rus i Ukrainës, por përballen me kundërshtinë e turqisë. Marin, në një vizitë në Romë ku u takua me homologun italian Mario Draghi, tha se ajo besonte se gjithcka mund të zgjidhej përmes dialogut. “Unë mendoj se në këtë fazë është e rëndësishme të qëndrojmë të qetë, të flasim me turqinë dhe vendet e tjera anëtare, ti japim përgjigje pikëpyetjeve që mund të ekzistojnë dhe të korrigjojmë cdo keqkuptim”, tha Marin për Corriere della Sera. Ajo shtoi edhe se cështja e vendosjes së armëve bërthamore të NATO-s në Finlandë, apo hapja e bazave ushtarake në vend, nuk ishte pjesë e negociatave të helsinkit për anëtarësim në aleancën perëndimore ushtarake. Edhe Kryeministrja Magdalena Andersson, e Suedisë fqinje, që ashtu si Finlanda po aplikon për NATO ka thënë më herët se vendi i saj nuk do baza të përhershme të NATOs apo armë bërthamore në territorin e saj.
Read Next
3 days ago
Komisionerja e BE-së, Marta Kos sot në Tiranë, takim me Ramën, opozitën dhe përfaqësues të drejtësisë
3 days ago
Për një vit, 433 fëmijë në RMV në konflikt me ligjin!
3 days ago
Pas Kosovës dhe Bosnjës NATO dhe BE do ti kthehen intensivisht edhe Maqedonisë së Veriut!
3 days ago
Industria e Maqedonisë së Veriut regjistroi ulje të numrit të të punësuarve
3 days ago
Ky është parashikimi i motit për sot
5 days ago
Siljanovska Davkova në takim me Alievin në Baku
5 days ago
Parlamenti Europian hap zyrën për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm! Moment shumë i mirë për pozicionin tonë ndërkombëtar
5 days ago
Delegacioni izraelit në Katar për bisedimet mbi armëpushimin në Gazë
5 days ago
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla
5 days ago