LajmeSport

Çellsi gati të regjistrojë rekord të ri në merkato

Skuadra e Çellsit është gati që të vendos një rekord të ri në botë. Behet fjalë për qendërmbrojtësin e Lester Sitit, Uesli Fofana.

Skuadra londineze ka gati një ofertë drejtuar ekipit të Lesterit, që do ta bëjnë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Mbrojtësi 21- vjeçar do t’i kushtojë Çellsit  minimalisht 100 milionë euro, nëse klubi i “Bluve” e dëshirojnë me çdo kusht.

Fofana është njëri ndër lojtarët më të mirë në kampionatin anglez të futbollit. Lesteri është i vendosur të mos e lerë lojtarin të largohet. Nëse realizohet transferimi, Fontana do të jetë mbrojtësi me shifrën më të lartë në historinë e futbollit. /IndeksOnline/ 

Show More

Related Articles

Back to top button