LajmeRajon

Rama mbërrin në Turqi me ftesë të Erdogan, merr pjesë në Lojërat e Solidaritetit Islamik në Antalja

Kjo e martë e ka gjetur kryeministrin Edi Rama në Turqi. Ai ka shpërndarë disa pamje nga aeroporti i Konyas, ndërsa njofton se është ftuar nga Presidenti turk Erdogan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik.

Mësohet se në kompeticion do të marrë pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare.

“Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit”, shkruan Rama krahas videos që ka publikuar në rrjetet sociale.

Show More

Related Articles

Back to top button