Juventusi është duke tentuar ta bind Memphis Depayn që të kalojë në radhët e tyre.
Zonja e Vjetër është e njoftuar nga Barcelona se holandezi është në shitje, por që duhet të arrijnë marrëveshje me lojtarin.
Sipas asaj që raporton Gianluca di Marzio, Juventusi po i ofron Depayt kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.
Por, holandezi e ka prioritet qëndrimin në “Camp Nou”, derisa shpreson që është Pierre- Emerick Aubameyang, ai që do largohet.
Gabonez po kërkohet nga Chelsea dhe bisedimet do të zhvillohen gjatë kësaj jave për të parë disponimin e lojtarit.
Nëse Aubameyang qëndron te Barcelona, atëherë do t’i hapet rruga Juventusit që të transferojë holandezin. /Telegrafi/